Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OIK dënon sulmin ndaj infermieres në Viti: Të zbardhen rrethanat

GD
Gazeta Demos1 gusht 2026 në 23:25
OIK dënon sulmin ndaj infermieres në Viti: Të zbardhen rrethanat

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka dënuar fuqishëm sulmin fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, e cila është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës së saj profesionale.

OIK ka theksuar se dhuna ndaj profesionistëve shëndetësorë është e papranueshme dhe cenon sigurinë në vendin e punës, dinjitetin e profesionit dhe funksionimin e sistemit shëndetësor.

“Asnjë rrethanë nuk mund të arsyetojë dhunën, kërcënimin apo presionin ndaj atyre që çdo ditë shërbejnë për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e OIK-ut.

Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë, znj. Nexhmije Gori, ka shprehur mbështetjen e plotë për infermieren e lënduar dhe ka kërkuar nga organet kompetente që rasti të trajtohet me seriozitet, të zbardhen rrethanat dhe autorët të vihen para përgjegjësisë.

OIK u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë profesionistët shëndetësorë dhe të kontribuojnë në krijimin e një ambienti të sigurt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

oik

Më shumë nga Lajme

  • 15:42Konjufca ngre alarmin për Serbinë: Rreziku i një lufte të re duhet marrë seriozisht
  • 15:41“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 120 të lënduar
  • 15:28Policia shqiptare identifikon kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste
  • 15:09Tensionet në protestë, arrestohen 56 persona dhe procedohen 97 të tjerë, mes tyre edhe të mitur
  • 15:0211 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit në Prizren, Suharekë e Malishevë