Në Klinikën e Onkologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka filluar aplikimi i teknikës së avancuar të radioterapisë SBRT, përmes akseleratorit linear” Elekta Versa HD”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke e cilësuar këtë si një avancim të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me kancer.
Sipas Vitisë, kjo teknikë mundëson trajtim më preciz të tumoreve, duke ofruar mbrojtje më të madhe të indeve të shëndosha përreth dhe duke reduktuar numrin e seancave të radioterapisë në rastet kur pacientët janë të përshtatshëm për këtë trajtim.
“Ky është edhe një hap konkret drejt avancimit të shërbimeve onkologjike në sistemin tonë publik shëndetësor” shkroi Vitia.