Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Operacion ndërkombëtar në Kosovë kundër krimit kibernetik, arrestohen tre persona

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 18:29
Operacion ndërkombëtar në Kosovë kundër krimit kibernetik, arrestohen tre persona

Një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë Republikën e Kosovës, në vendin tonë ka rezultuar me arrestimin e tre personave.

Njoftimi i plotë:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA E KOSOVËS DHE

PROKURORIA SPECIALE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Republika e Kosovës pjesë e operacionit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik

Prishtinë, 04 mars 2026

Një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë Republikën e Kosovës, në vendin tonë ka rezultuar me arrestimin e tre personave.

Operacioni në Kosovë, është zhvilluar të martën më 03 mars 2026, nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Kosovës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik” dhe “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “ LEAKBASE.IO ”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

• 3 kompjuterë llaptop;

• 5 shtëpiza kompjuteri

• 6 telefona mobilë;

• 2 pajisje memorizuese.

Ky operacion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor (OP LEAK), i cili është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe të njëkohshme në këto shtete:

SHBA,

Britani e Madhe

Australi

Gjermani

Kosovë

Rumani,

Poloni,

Portugali

Kanadë,

Malajzi,

Greqi,

Spanjë,

Holandë,

Belgjikë.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, rikonfirmojnë përkushtimin në luftën ndaj krimit kibernetik dhe ngritjes së bashkëpunimit me autoritetet tjera të sigurisë në nivel ndërkombëtar.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 12:53“Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtistanit”: Arifi kritikon Kurtin për marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut
  • 12:39Vuçiq letër NATO-s: I lutem Ruttes të mos e lejojë hapjen e urës së Ibrit
  • 12:38Kryetarët e komunave paralajmërojnë protestë para Qeverisë Kurti në shtator
  • 12:33Operacion i rrallë në Klinikën Torakale: 23 vjeçarit i hiqet tumori 3.5 kilogramësh
  • 12:21Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit