Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 15:29
Operacioni “MALI”: Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit që u kapën me mbi 53 kg marihuanë në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjilan caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve me inicialet B.A. dhe S.H., nën dyshimin për trafikim të narkotikëve.

Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve apo substancave psikotrope” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, në bashkëkryerje.

Sipas komunikatës së Prokurorisë, personat në fjalë, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim, me aktivitet në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, duke organizuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar marihuanë për përfitim financiar.

Dyshimet lidhen me periudhën nga shtatori i vitit 2026 deri më 16 tetor 2026, në Gjilan dhe lokacione të tjera.

“...Ashtu që, me datë 16 tetor 2026, gjatë zbatimit të kontrollit nga Policia e Kosovës-DSQHN në Prishtinë, në fshatin Velekincë, Komuna e Gjilanit, në pronën e të pandehurit B.A, në veturën e tij, gjenden dhe sekuestrohen 10 pako me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë prej 53.2 kg, që si të tilla janë shpallur si substanca të rrezikshme sipas Ligjit mbi barnat dhe substancat psikotrope dhe precursor”, thuhet në komunikatën për media.

gjilanmarihuanëprokuroria

Të ngjashme

“MALI” godet trafikun e drogës në Gjilan, kapen 53 kilogramë marihuanë

“MALI” godet trafikun e drogës në Gjilan, kapen 53 kilogramë marihuanë

09:18
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Gjilan, dyshohen se e futën në veturë dhe e abuzuan një qytetar

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Gjilan, dyshohen se e futën në veturë dhe e abuzuan një qytetar

18:13

Më shumë nga Lajme

  • 16:34Gjini: Një ditë, jo larg, kemi me qenë në pushtet
  • 16:26Fillon takimi i kryetarit Gjini me strukturat e Aleancës
  • 16:23Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë
  • 16:22Berisha i del në krah protestës së studentëve: Të bashkohemi me ta, Edi Rama është grabitësi më i madh i pronave
  • 16:21“Fluturimet vijojnë normalisht”, Aeroporti i Tiranës del me njoftim