Në sekret të plotë qeveria shqiptare në bashkëpunim me partnerët ka mundur të sjellin në Shqipëri një vajzë e cila prej shumë vitesh ishte në një kamp në Siri.
Ajo është Eva Dumani e cila nuk pranoi të vinte në Shqipëri disa vite më parë kur u ndërmor një mision evakuimi përmes të cilit u kthyer i vëllai.
Burime qeveritare I thanë gazetarit Top Channel se në këtë operacion disa javor, është përfshirë Drejtoria në Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit, zyrtarë të Antiterrorit të ndihmuar nga autoritetet turke.
Eva Dumani ka mbërritur paraditen e sotme nga Turqia në aeroportin e Rinasit. Eva dhe Endri Dumani, ishin dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Haël në Siri, pas rënies së shtetit islamik.
