Njëra nga organizatoret e protestës, ku po kërkohet drejtësi për rastin e Arlinda Zekajt, te objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kërkoi përgjigje për letrat e saj të organet e rendit dhe drejtësisë.

Ajo tha se duan të dinë se çfarë veprimesh u ndërmarrën pasi Arlinda i dokumentoi problemet e saj.

“…Duam përgjigje, a e pranuat letrën e Arlindës, a e lexoi dikush, a u trajtua kërkesa e saj, çfarë veprime ndërmorët nëse e pranuar… Arlinda Zekaj nuk heshti përballë dhunës, i dokumentoi problemet me të cilat po përballej dhe ju drejtua institucioneve që ta mbronin…” – tha ajo derisa shtoi se nga KGJK kërkojnë llogari dhe përgjegjësi “nuk pranojmë pandëkueshmëri...”