Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OSBE e dërgon në Kosovë Komisionerin e Lartë për Pakicat – detyrë e Qeverisë përfshirja dhe konsultimi me komunitete

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 18:17
OSBE e dërgon në Kosovë Komisionerin e Lartë për Pakicat – detyrë e Qeverisë përfshirja dhe konsultimi me komunitete

Lëvizja Vetëvendosje që e drejton kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në javët e fundit, fillimisht ka bërë presion të madh brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos certifikohet Lista Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, derisa ditëve të fundit po provojnë që ta largojnë nga kryesia e Kuvendit, që për shumë vëzhgues përbën shkelje të kushtetutës.

Ndaj këtyre zhvillimeve kanë reaguar përfaqësues diplomatikë të akredituar në Kosovë, ndërsa në vlugun e gjithë këtyre tensioneve që për protagoniste kanë LVV-në dhe Listën Serbe, misioni i OSBE-së e ka çuar për vizitë në Kosovë, Komisionerin e Lartë për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp.

Kamp të enjten ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën kanë biseduar për komunitetet pakicë dhe ka kërkuar që të bëhet punë e vërtetë për të nxitur besimin dhe ka ofruar përkrahjen e misionit me fokus për të drejtat gjuhësore dhe përfshirjen. Osmani të njëjtën ditë ka njoftuar se ka mbledhur Këshillin Konsultativ për Komunitete, pas të cilët ka thënë se ata i kanë “shprehur mirënjohje për përkushtimin e saj”

“Ne përsëritëm nevojën për një angazhim të vërtetë me komunitetet jo-shumicë për të nxitur besimin dhe shprehëm mbështetje për mekanizmat funksionalë për pjesëmarrje politike dhe publike, me fokus të fortë në të drejtat gjuhësore dhe përfshirjen”, thuhet në njoftimin e OSBE-së për takimin e Kamp me Osmanin.

Për të njëjtin takim, siç njofton Presidenca e Republikës së Kosovës, Osmani, ka thënë se Kosova ka sistemin më të avancuar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në të gjithë Evropën dhe se mbetet e përkushtuar për garantimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje apo përkatësie tjetër.

Kamp përveç Osmanit, ka takuar edhe ministrin në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

“Me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rasiq, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Zëvendësministrin e Arsimit, Arsim Ademi, u diskutua detyra e Qeverisë për të siguruar përfshirjen, konsultimet efektive me komunitetet dhe qasjen në arsim dhe shërbime”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Po ashtu Kamp ka takuar edhe drejtrorin e policisë Gazmend Hoxha duke potencuar se përfaqësimi i komunitetetve në polici është esencial:

Më shumë nga Lajme

  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së