Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Osmani: 1,584 qytetarë të zhdukur, regjimi i Vuçiqit po mban peng të vërtetën mbi varrezat masive

GD
Gazeta Demos30 gusht 2025 në 18:28
Osmani: 1,584 qytetarë të zhdukur, regjimi i Vuçiqit po mban peng të vërtetën mbi varrezat masive

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar plagën e hapur që vendi vazhdon të bartë edhe pas më shumë se dy dekadash nga lufta.

Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se 1,584 qytetarë të Kosovës ende konsiderohen të zhdukur, ndërsa pas çdo numri qëndron një jetë e ndërprerë dhe një familje që ende pret drejtësi për më të dashurit e saj.

“Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe krimit të përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë”, ka shkruar Osmani.

Duke e akuzuar Beogradin për fshehjen e së vërtetës, Presidentja ka thënë se “regjimi i Vuçiqit vazhdon të fle mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve”.

Osmani u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të rrisin presionin mbi Serbinë, duke theksuar se vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve dhe vendosja e drejtësisë mund t’u japin familjeve qetësinë e merituar.

Më shumë nga Lajme

  • 16:15E rëndë: Një i ri e pëson nga qent endacakë në Mitrovicë, e kafshon teksa po xhironte
  • 16:11KFOR-i nderon të rënët për paqen në Kosovë
  • 16:08Deliu-Kodra sfidon Kurtin: Publikoni dëshmitë për 171 mjekët e kthyer në Kosovë
  • 16:01Aleanca kërkon mbështetje për prodhimin vendor, kritikon deficitin tregtar prej miliardash
  • 15:51Pas më shumë se një viti nën ujë, nxirret automjeti i fundosur në Ujman - Policia jep detaje