Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në organizimin “Java e Gruas”, pjesëmarrje të cilën e para e vendit e cilësoi si shumë të rëndësishme, për shkak se ndodhet në prag të përfundimit të mandatit të saj si shefe e shtetit.
Në fjalën e saj, Osmani tha se kishte privilegjin të takonte gra që nuk përkufizohen nga kufij, por nga horizontet që vetë i ka hapur.
“Bindjet asnjëherë nuk janë imponuar, por janë pjekur këtu. Andaj kam mirënjohje të thellë, faleminderit që e bëtë këtë platformë të qëndrueshme dhe të vlefshme. Kisha privilegjin të takoj gra që s’përkufizohen nga kufij, por nga horizontet që vetë i kanë hapur”, u shpreh Osmani.
