Kryeministri Albin Kurti është pyetur lidhur me deklaratën e sotme të Presidentes Vjosa Osmani, e cila pasi shpërndau Kuvendin, tha se vendin në këtë situatë e sollën “njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”.
Kurti ka thënë se Osmani nuk ka përmendur emra dhe se nuk e di pse po mendohet që e ka fjalën për të.
Ai shtoi se edhe nëse e ka pasur fjalën për të, përgjigja duhet të kërkohet te Osmani.
“Nëse znj.Presidente ’ka folur me emra, s’di pse ju shkon mendja te unë. Nëse flasim për përshtypje të përgjithshme, ajo është një gjë. Nëse flasim për të përveçëm, unë nuk e di që jemi përmendur aty. Nëse ju keni të drejtë, sërish unë besoj se përgjigjen duhet ta kërkoni tek ata që e thanë, jo tek hamendësimi se kush janë ata”, tha Kurti në konferencë.
