Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Formimi i komisioneve zgjidh pagat e punëtorëve të RTK-së për pesë minuta

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2025 në 12:32
Osmani: Formimi i komisioneve zgjidh pagat e punëtorëve të RTK-së për pesë minuta

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me situatën e pagave të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, duke theksuar se zgjidhja e problemit është e thjeshtë dhe varet vetëm nga formimi i komisioneve parlamentare.

Në një prononcim për media, Osmani ka shprehur keqardhje për kundërshtimin e disa personave, përfshirë përfaqësues të sindikatës, ndaj kërkesës së saj për të shtyrë përpara një zgjidhje të shpejtë për punëtorët që kanë mbetur pa paga.

“Për mua ka qenë për keqardhje reagimi i disa personave, përfshirë edhe në sindikatë, të cilët kanë kundërshtuar kërkesën time, kërkesë që ishte bërë për t’i ndihmuar punëtorët e RTK-së që kanë mbetur pa paga, gjë që prek rreth 700 familje. Si presidente, kam treguar gatishmërinë e plotë, kam bërë thirrje publike, kam shprehur gatishmëri që të takohem me partitë politike, dhe në vend që të mirëpritej një iniciativë e tillë, është interpretuar si sikur unë po bllokoj formimin e komisioneve. Kjo është diçka e padëgjuar dhe e paparë për mua.

Sepse, nëse dikush vërtet dëshiron të rregullohet çështja e pagave, atëherë kërkesa është tepër e thjeshtë. Nuk mund të jetë më e thjeshtë, të formohet komisioni. Kuvendi tashmë është i konstituuar.

Pse të mendojë dikush se formimi i komisionit nënkupton ndonjë koncesion apo kompromis? Edhe ashtu, të qenit kryetar i atyre komisioneve nuk është ndonjë privilegj i jashtëzakonshëm.

Thjesht formohet komisioni dhe për pesë minuta miratohet çështja e pagave, dhe të gjithë i merrni pagat në llogari. Unë kam pritur që një angazhim i tillë do të mirëpritej. Nuk ka asnjë arsye që partitë politike të bllokojnë formimin e komisioneve. Kushdo që ju thotë të kundërtën, është duke ju gënjyer.

Nuk ka asnjë komplikim për krijimin e institucioneve, të jeni të sigurt. Kushdo që thotë se është e pamundur, është duke ju gënjyer.

Ne si Presidencë kemi ndërmarrë iniciativën, por ajo nuk është pritur mirë nga disa njerëz në sindikatë, gjë që është për keqardhje. Ne kërkojmë që të respektohet ligji dhe që komisionet të formohen urgjentisht, sepse Kuvendi është i konstituuar dhe këto çështje duhet të përfundojnë jo vetëm pagat e RTK-së”, deklaroi e para e shtetit.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Policia ndalon transportuesit e marihuanës në Mitrovicë, të dyshuarit sulmuan zyrtarët
  • 23:28Vuçiqi shpërthen ndaj Komandantit të KFOR-it pasi Urën e Ibrit tani do ta ruajë Policia e Kosovës
  • 23:10Përplasja për Ibrin, Vuçiç i përgjigjet BE-së
  • 22:2224 vatra zjarri për një ditë në Shqipëri, 8 ende aktive
  • 22:15Lushaku-Sadriu kritikon VV-në: Jemi me një parti fituese që nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje politike