Presidentja e Vjosa Osmani është shfaqur së fundmi “ankuese” në raport me zhvillimet politike, duke deklaruar se “nuk po dojnë me e bo presidente”. Kjo interpretohet si pakënaqësi për mungesën e mbështetjes për një mandat të ri.
Osmani prej disa ditësh është duke zhvilluar një seri takimesh me qytetarë në mbarë vendin, aktivitete që po konsiderohen si pjesë e një fushate me nuanca politike.
Të mërkurën në Prishtinë, ajo u shpreh në mënyrë joformale para një qytetari se “nuk po dojnë me m’bo presidente”.
Megjithatë, Osmani ka theksuar publikisht se këto takime kanë karakter falënderues dhe synojnë të shprehin mirënjohje për “mbështetjen e vazhdueshme” që ka marrë nga qytetarët.
Osmani nuk u propozua për presidente për një mandat të dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa as deputetët e Guxo nuk ndërmorën ndonjë iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidimin e saj.
