Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Ka shtete që janë shumë afër njohjes, s’i tregojmë që të mos e di Serbia

GD
Gazeta Demos31 dhjetor 2025 në 19:28
Osmani: Ka shtete që janë shumë afër njohjes, s’i tregojmë që të mos e di Serbia

Katër shtete e njohën Pavarësinë e Kosovës sivjet, e të gjitha njoftimet për këto njohje i bëri presidentja Vjosa Osmani.

E para e vendit, e cila sipas Kushtetutës, e udhëheq Politikën e Jashtme të Kosovës, tha se gjatë mandatit të saj nuk ka vend i cili nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, e të cilit ajo nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

“Unë dua t’ju siguroj që nuk ka shtet, përveç disave që nuk kemi raporte miqësore, ta zëmë ne nuk shkojmë me i kërku Rusisë njohje, apo Iranit, apo Koresë së Veriut e të tjera, por po flas për shtetet e tjera të cilat janë shtete demokratike, të cilat ndajnë vlerat e njëjta me ne, nuk ka shtet të cilit nuk ia kemi kërkuar njohjen më shumë se tre herë” , pohoi ajo.

Në një intervistë për Klan Kosova, Presidentja tha se ka shtete me përfaqësuesit e të cilëve është takuar mbi 20 herë dhe të cilët janë shumë afër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, ajo tha se nuk i ka publikuar këto takime, për të vetmen arsye që Serbia të mos e aktivizojë kundër-fushatën e saj ndaj Kosovës në ato vende.

“Për arsye të mbrojtjes së interesave të Republikës së Kosovës dhe parandalimit të fushatës jashtëzakonisht negative dhe ilegale të Serbisë në mbi 90 për qind të rasteve, ne fare nuk i publikojmë takimet që kemi me shtetet jonjohëse, madje, edhe njerëz këtu brenda Kosovës që dalin publikisht duke përmendur emra të shteteve që ne jemi takuar mbi 20 herë, jemi afër njohjes, dalin e thonë publikisht dhe na dëmtojnë shumë, sepse menjëherë pas një jave, ne shohim delegacione të shumta nga Serbia që udhëtojnë drejt atij shteti, pastaj fillojnë presionet nga Rusia e çka jo tjetër”, tha Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja