Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi

GD
Gazeta Demos3 tetor 2025 në 12:22
Osmani: Kosova në NATO nuk është vetëm zgjedhje strategjike por tregues se kush jemi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Shtabin e KFOR-it, ka shfaqur edhe një herë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO.

Sipas Osmanit, anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por sipas saj, është një pasqyrë e asaj se kush në të vërtetë është Kosova.

“Sot por edhe historikisht, populli i Kosovës gjithnjë është rreshtuar me vlerat e lirisë, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët. Kjo është arsyeja pse aspirata jonë për tu anëtarësuar në NATO nuk është vetëm një zgjedhje strategjike, por pasqyrë e asaj se kush jemi”.

“Në kohën kur kërcënimet ndaj paqes po rriten, aleanca është më e fuqishme kur qëndron me partnerë të cilët kanë dëshmuar përkushtimin e tyre. Kosova e ka bërë këtë vazhdimisht, përmes qëndrueshmërisë sonë, reformave tona dhe vendosmërisë së popullit tonë”.

“Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë krah aleatëve tanë, pasi vetëm së bashku mund të sigurojmë që paqja e fituar me mund sot të bëhet paqja e qëndrueshme e nesër”, u shpreh Osmani.

Tutje, e para e shtetit u shpreh se ka vende të cilat përpiqen që të zhbëjnë gjithçka ka arritur Kosova, dhe sipas saj, duan që vendin ta kthejnë në të shkuarën.

“Partneriteti s’mund tu jepet atyre që kryejnë agresione ndaj fqinjëve. Vetëm nëpërmjet qëndrueshmërisë dhe qartësisë mund ta mbrojmë paqen, stabilitetin dhe të ardhmen që e duam të gjithë”

“Historia na ka treguar rëndësinë e qëndrimit krah për krah me ata që ndajnë vlerat tona. Vetë Kosova është ndërtuar mbi të njëjtat themele që na lidhin me aleatët tanë e që janë demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. Dhe Kosova gjithmonë do të qëndrojë me ju në mbrojtje të këtyre vlerave”, tha Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 21:01OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
  • 20:18Virusi i “Nilit Perëndimor” në Kosovë, për 4 vite u regjistruan 18 pacientë
  • 20:13Defekt në rrjetin e ujësjellësit, disa zona në Prishtinë mbesin pa ujë
  • 20:08Protesta e komunave, Sami Lushtaku del me njoftim
  • 19:42​Pritjet në pikat kufitare të Kosovës deri në dhjetë minuta