Intervista e para dy ditësh e presidentes Vjosa Osmani ka qenë një nga çështjet me të komentuara. Arsyeja për këtë janë deklaratat e saj lidhur me situatën aktuale politike e raportin me liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Kritikat ndaj kryeministrit, e shfaqja e ‘’favoreve’’ që i kishte bërë për të, bën që Osmani të jetë në qendër të vëmendjes.
Nga ‘’besimi’’ që ajo kishte treguar për Kurtin lidhur me dialogun, tek ‘’dëshira’’ e kryeministrit për një president që s’merret me politikën e jashtme, e te ‘’zotimi’’ i kryeministrit ndaj saj se do ta përkrahte atë për një mandat të dytë, ishin disa nga deklaratat që Osmani i bërë në intervistën e saj. E cila, duket se është edhe shpërfaqja e një raporti aspak miqësor mes të dyve, për dallim nga ç’ishte për një kohë.
Madje, presidentja, gjatë intervistë së saj, ‘’pranoi’’ se ajo ia kishte dhënë Kurtit datën 28 dhjetor për zgjedhjet parlamentare të fundvitit të kaluar, gjë për të cilën ajo e kishte kritikuar mjaftë shumë, duke pasur parasysh faktin se partitë e tjera kishin propozuar datë tjetër.
Por, kjo intervistë e ‘bujshme’’ e Osmanit, duket se nuk i ka ‘’rënë në vesh’’ edhe Vetëvendosjes.
Pavarësisht kritikave, njoftimit të detajeve të prapaskenave, nga VV’ja s’është bërë ndonjë deklarim. As lideri i kësaj partie, Kurti, s’ka bërë kurrfarë lloj prononcimi.
