Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka folur rreth rrugës “Hekurudha”.

Ai e ka vlerësuar se ky projekt synon lidhjen e lagjes Dardania me zonën industriale të Prishtinës, për të krijuar qarkullimin.

“Rruga “Hekurudha” është një projekt i rëndësishëm që synon lidhjen e lagjes Dardania me zonën industriale të Prishtinës, duke lehtësuar qarkullimin dhe duke krijuar dalje të reja drejt “Rrethit të Ismetit”, poashtu drejtimeve tjera sipas nevojave të qytetarëve, tha Osmani.