Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e vrasjes së 275 martirëve dhe mbi 40 dëshmorëve në Shtuticë e Vërboc, duke theksuar se në mesin e viktimave ishin edhe dy familjarë të saj, djem të dajëve të saj.
Në një deklaratë publike, Osmani bëri të ditur se ndër të vrarët ishin edhe Luani dhe Rexhepi, djemtë e dajëve të saj, të cilët, sipas saj, do të kujtohen përherë me mall, ashtu si çdo familje që ka humbur më të dashurit gjatë luftës.
Ajo rikujtoi se në atë ditë të kobshme, forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequra nga Ilaz Kodra, u përballën me forcat serbe, duke u bërë mburojë për popullsinë civile.
