Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 12:59
Osmani: Ndahemi me dhimbje nga gruaja që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së Flora Brovinës, të cilën e quajti një grua që tërë jetën e saj ia kushtoi Kosovës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Ajo shkroi për jetën e ish-deputetes, e cila u bë simbol i qëndresës, që nuk hoqi dorë nga Kosova edhe në robëri.

“Në vitet e errëta të ’90-ta, ajo nuk qëndroi anash.

Si mjeke, humaniste dhe zë i fuqishëm i gruas shqiptare, ajo u përball me represionin, dhunën dhe padrejtësinë serbe.

Më 20 prill 1999, në ditët më të rënda të luftës, u arrestua dhe u dërgua në burgjet serbe. Por as burgu, as torturat, as presioni nuk e thyen.

Flora Brovina u bë simbol i qëndresës së një gruaje që, edhe në robëri, nuk hoqi dorë nga Kosova dhe nga e drejta e saj për liri. Aktivitetin e saj nuk e ndali as pas luftës, duke shërbyer në disa mandate si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Kujtimi për jetën, sakrificën dhe qëndresën e saj do të mbetet pjesë e pandashme e historisë së Kosovës.“

Brovina vdiq në moshën 76-vjeçare.

kosovësjetënosmani

Të ngjashme

Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë

Osmani në Oxford: Zëri i Kosovës është zëri i një populli që e di çmimin e lirisë

11:07
Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

Shiroka Pula pret ambasadorin francez, i shprehet përkushtimi i Kosovës për proceset integruese

17:42
Osmani takohet me ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Osmani takohet me ambasadorin francez, diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

16:48
Veton Elshani nga sot me detyrë të re në Policinë e Kosovës

Veton Elshani nga sot me detyrë të re në Policinë e Kosovës

16:43

Më shumë nga Lajme

  • 10:37"Dhunë psiqike që i ka bërë nuses", shoqja e Arlinda Zekajt bën thirrje për hetime edhe ndaj ish-vjehrrës së saj
  • 10:35VV e Prishtinës dorëzon materiale kundër Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale, flet Sveçla
  • 10:21Bllokohet përkohësisht hyrja në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë-Kosovë
  • 10:20KE publikon nesër raportin e progresit: Cilat vende kryesojnë procesin e anëtarësimit dhe cilat mbeten prapa?
  • 10:19Aksioni policor në Prishtinë bashkë me ndërkombëtarët - deklarohen nga Prokuroria Speciale