Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani në Studime të Vushtrrisë: Ende s’ka drejtësi për krimet e Serbisë

GD
Gazeta Demos2 maj 2026 në 12:57
Osmani në Studime të Vushtrrisë: Ende s’ka drejtësi për krimet e Serbisë

Ish-presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ish-kryetarin e Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë homazhe në Studime të Vushtrrisë.

Osmani tha se ende nuk ka drejtësi për krimet që janë bërë ndaj civilëve shqiptarë nga ushtria dhe policia serbe.

“Sikurse çdo vit, jemi pranë familjeve të Studimes, të cilët përkujtojnë më të dashurit e tyre në këtë ditë kur makineria gjenocidale serbe vrau civilë të paarmatosur, nga foshnjat deri tek më të moshuarit, duke treguar që nuk kishte asnjë pikë mëshire dhe duke dëshmuar edhe një herë se qëllimi i vetëm i Serbisë në raport me Kosovën ishte shfarosja e popullit shqiptar.Edhe sot e kësaj dite nuk ka drejtësi për të gjithë ata që u masakruan në mënyrën më të vrazhdë të mundshme nga ana e Serbisë. Edhe sot, familjet që po i shohim këtu, vazhdojnë të punojnë, vazhdojnë të insistojnë, vazhdojnë të luftojnë që të ketë drejtësi për vrasjen e më të dashurve të tyre”, tha Osmani.

Ish-presidentja, mes tjerash, u shpreh se krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë.

“Serbia ka kryer krime të llahtarshme nëpër Kosovë, nga krimet kundër njerëzimit, te krimet e luftës e deri te gjenocidi kundër popullit tonë. Prandaj kurrë nuk do t’i harrojmë këto krime. Natyrisht që kurrë nuk do t’i falim dhe, në të njëjtën kohë, kurrë nuk do të heqim dorë nga përpjekjet tona të përbashkëta për drejtësi. Sikurse çdo vit tjetër, jemi këtu me bashkëpunëtorë për të ndarë dhimbjen me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për të dëshmuar se kujtimi i tyre do të rrojë aq sa do të rrojë edhe vetë Republika jonë sovrane e pavarur, pra përjetë”, tha Osmani.

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun