Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani në takimin e Kallas në Nju Jork me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriq

GD
Gazeta Demos25 shtator 2025 në 15:18
Osmani në takimin e Kallas në Nju Jork me disa presidentë nga rajoni, Serbinë e përfaqësoi Marko Gjuriq

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, ka bërë bashkë udhëheqës e zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një takim në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Nga Kosova në këtë takim mori pjesë presidentja Vjosa Osmani, nga Shqipëria presidenti Bajram Begaj, nga Mali i Zi presidenti Jakov Milatoviq, nga Maqedonia e Veriut presidentja Gordana Siljanovska Davkova, ndërsa Serbia e Bosnja e Hercegovina u përfaqësuan nga shefat e diplomacisë, Marko Gjuriq dhe Elmedin Konakoviq.

Fotografi nga ky takim ndau presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se i ka shpalosur disa ankesa kryediplomates europiane Kallas për “standarde të dyfishta” dhe se Ballkani Perëndimor i takohet BE-së.

“Vura në dukje nevojën për t’i dhënë fund më në fund standardeve të dyfishta, sepse ato nuk janë as një sjellje europiane dhe as një vlerë europiane, por sjellje anti-europiane. Kujtova se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është thelbësor jo vetëm si një proces zgjerimi, por si një riintegrim themelor i rajonit në Europë, ku historikisht dhe kulturalisht kemi qenë gjithmonë pjesë. Është një ilaç për dilemat e sigurisë dhe përçarjet e reja që tashmë po shfaqen. Besoj se BE-ja, si në kohë të vështira në të kaluarën, do të tregojë kreativitet dhe unitet. Është e rëndësishme që Ballkani Perëndimor të perceptohet si një i tërë dhe nëse ka një hendek në ritmin e përparimit midis vendeve, kjo mund të shkaktojë përçarje shtesë në vend të bashkimit”, tha ajo.

Ankesat e saj duket se vijnë për shkak të ndarjes nga pakoja e Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, e cila përparoi në rrugën e saj drejt çeljes së kapitujve të rinj të anëtarësimit.

Nga Kosova në Nju Jork tashmë janë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, si dhe vartësja e tij, Donika Gërvalla.

Kurti iu bashkua kësaj ngjarje më vonë se Osmani e Gërvalla.

Gjithashtu, në Nju Jork gjendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 23:59A ka një “PO” nga LDK-ja nesër për VV-në?, Sadiku zbulon qëndrimin
  • 23:43Avni Dehari flet për vdekjen e dy djemve te tij: Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…
  • 23:23Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
  • 23:14Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij