Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar historinë e dhimbshme të Nënës Ferdonije, 27 vjet pas humbjes së familjarëve të saj gjatë luftës në Kosovë.
Osmani ka rikujtuar se katër djemtë dhe bashkëshorti i saj u rrëmbyen dhunshëm nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, ndërsa deri më sot vetëm eshtrat e dy prej djemve janë gjetur.
“Për dy djemtë e tjerë dhe bashkëshortin, pritja vazhdon. Një pritje që nuk është vetëm e saj, por e gjithë shoqërisë sonë. Një plagë që ende nuk është mbyllur”, ka theksuar presidentja.
