Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes

GD
Gazeta Demos22 janar 2026 në 20:46
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Paqes

Vlerësim për Kosovën dhe paqen e ka cilësuar presidentja Vjosa Osmani, faktin që sot vendi ishte pjesë e 20 shteteve themeluese që nënshkruan Kartën e Bordit të Paqes në Davos.

Në një intervistë për RTK-në, ajo ka thënë se të qenit pjesë e themelimit të kësaj marrëveshjeje përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të presidentit Donald Trump ndaj Kosovës dhe progresit të arritur.

“Fakti që SHBA-të e kanë përzgjedhur Republikën e Kosovës ndër 20 anëtaret themeluese, në këtë ceremoni të nënshkrimit sot, tregon shumë për vlerësimin që presidenti Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndaj Kosovës dhe rolit tonë në paqe”, deklaroi ajo nga Shtëpia e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.Osmani tha se të qëndrosh me dhe përkrah SHBA-ve është edhe ndjenjë përkatësie, duke nënvizuar se Kosova tashmë prej një kohe të gjatë ka bërë të qarta qëndrimet e saj euroatlantike.

“Për Kosovën, çdo anëtarësim në organizata ndërkombëtare është i rëndësishëm, por ai bëhet edhe më i rëndësishëm dhe merr karakter historik kur flasim për themelimin e organizatave nga aleatët tanë strategjikë. Në këtë rast nga SHBA-të, aleati që ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira dhe që vazhdon të qëndrojë me ne, teksa arrijmë suksese të reja për vendin dhe popullin tonë”, deklaroi presidentja.Në intervistën për transmetuesin publik, Osmani tha se beson se kjo organizatë do të jetë ndër më të rëndësishmet në historinë moderne, duke ndikuar drejtpërdrejt në zonat e konfliktit. Ajo theksoi se përvoja e shtetndërtimit të Kosovës do të shërbejë si model i shkëlqyer.

“Natyrisht, Kosova, duke pasur përvojën e saj në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes, arritjen e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, është një nga modelet më të shkëlqyera se si duhet ndërtuar shteti, paqja dhe aleancat. Nga përvoja jonë kemi shumëçka për të ofruar dhe jemi shumë mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe SHBA-ve që Kosovën e kanë përzgjedhur si një nga shtetet që do t’i vënë themelet e kësaj organizate”, deklaroi Osmani.Presidentja tha se, me rastin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, kjo marrëveshje do t’u dërgohet për ratifikim deputetëve të legjislaturës së re. Ajo shtoi se është e lumtur që, bashkë me Republikën e Shqipërisë, Kosova është pjesë e kësaj organizate.

Ndërkaq, për Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Osmani tha se është krenari e veçantë fakti që aty po përfaqësohen të arriturat dhe potenciali i Kosovës dhe i mërgatës para liderëve të rëndësishëm botërorë.Osmani sot e përfaqësoi Kosovën si anëtare themeluese, të barabartë dhe me të drejta të plota në këtë iniciativë ndërkombëtare për paqen.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 09:18Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës
  • 09:06Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi
  • 09:01Çitaku: Hashim Thaçi fatin e tij e ka shkruar vetë, betejën me Specialen e pranuar duke e ditur se do të jetë caku i parë
  • 08:56Rrëzohet aeroplani pranë bazës ushtarake në Alaskë, humbin jetën tetë persona
  • 08:46Tahiri: Po ngrisim vetëdijen për shkeljet kushtetuese