Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pyetur sot në lidhje me akuzat që i janë bërë nga VV se ajo i kishte bërë një “puç” për ta rrëzuar Qeverinë bashkë me opozitën apo Edi Ramën.
Ajo e ka mohuar këtë, ndërsa tha se nëse do të donte ta rrëzonte Qeverinë nuk do të kërkonte të rizgjidhej si Presidente. Sipas saj, rizgjedhja e saj në krye të shtetit, i garantonte VV-së 51% e jo ndërprerjen e saj.
“Nëse do të kisha plane tjera, fare nuk do të merresha me Presidencën. Sikur të kisha plane tjera do të kandidoja edhe në zgjedhjet e dhjetorit, apo do të insistoja të mos respektoheshin afatet kushtetuese por të jepeshin edhe 60 ditë siç kërkonin në mënyrë kundërkushtetuese, ashtu që të bëhej një gjë e tillë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se për akuzat që i janë bërë për bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin e Serbisë apo Rusinë, do t’i drejtohet Gjykatës.
” Me komentues nuk merrem, por me ata që janë sot në politikë por më kanë akuzuar padrejtësisht për pjesëmarrje në situata të tilla, do të merrem në Gjykatë deri në frymën e fundit”, ka thënë ajo.
