Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani planifikon t’i thërras krerët e partive për t’i njoftuar për Bordin e Paqes, duhet ratifikim në Kuvend

GD
Gazeta Demos24 janar 2026 në 20:38
Osmani planifikon t’i thërras krerët e partive për t’i njoftuar për Bordin e Paqes, duhet ratifikim në Kuvend

Për disa ditë, në Davos të Zvicrës u zhvillua Forumi Ekonomik Botëror, pjesë e të cilit ishin edhe udhëheqësit e Kosovës, si kryeministri në detyrë, Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani. Pjesëmarrës në Davos, përveç këtyre, ishin edhe liderë të shumtë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump. Pikërisht ky i fundit ishte kryefjala e forumit, pasi që u nënshkrua Karta e Bordit të Paqes.

Në këtë kartë, nënshkruese ishte edhe vetë Osmani. Kjo e fundit, lidhur me këtë çështje, planifikon që të thërrasë në takim liderët e partive politike në Kosovë.

Arsyeja e takimit do të jetë pikërisht, pjesëmarrja e Kosovës në këtë Bord dhe njoftimi rreth tij. Kështu është njoftuar nga shefja e kabinetit të Osmanit, Learta Hollaj. Kjo e fundit, në Klan Kosova ka thënë se këto takime pritet të ndodhin në ditët në vijim,

“Konisderojmë se është jashtëzakonisht e rëndësishme t’I njoftojmë në detaje për çdo gjë që kemi realizuar në fazën e përgatitjes, për çdo gjë që ka ndodhur në Davos dhe çdo gjë që duhet të bëjmë së bashku si hapa të mëtjutjeshëm.

“Edhe këto takime pritet të ndodhin në ditët në javët në vijim. Do të merrin njoftimin nga ne kur do të ndodhin këto”, ka thënë ajo.

Ndryshe, për nënshkrimin e kësaj Karte, vetë Osmani ka deklaruar se do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për ratifikim.

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit