Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 13:43
Osmani: Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën, Serbia ende fle mbi varrezat masive

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se mbi 1 mijë e 500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr dhe pa përgjigje për fatin e tyre.

“Sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë.

Mbi 1500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin pa varr, pa drejtësi dhe pa përgjigje. Ata janë plaga më e thellë e Kosovës dhe dëshmia më e dhimbshme e krimeve të kryera ndaj popullit tonë nga ana e Serbisë. Synimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja, dëbimi dhe shkatërrimi i identitetit tonë kombëtar, i familjeve tona dhe i së ardhmes së Kosovës”, shkroi Osmani.

Ajo ka akuzuar Serbinë se po i mban të mbyllura arkivat dhe informacionet për personat e zhdukur.

“Por krimi nuk përfundon me heshtjen e armëve. Ai vazhdon edhe sot kur mohohet e vërteta, kur fshihen gjurmët dhe kur familjeve u mohohet e drejta elementare për të ditur fatin e më të dashurve të tyre. Duke mbajtur të mbyllura arkivat dhe informacionin për personat e zhdukur, në kundërshtim me zotimet e dhëna në Bruksel, Serbia jo vetëm që po e mohon të kaluarën, por po shkel edhe marrëveshjet që ka pranuar.  Propaganda nuk mund ta fshijë të vërtetën sepse Serbia ende fle mbi varrezat masive të civilëve të pafajshëm dhe vazhdon ta përsërisë krimin. Për mijëra familje në Kosovë, drejtësia nuk është histori. Është dhimbje. Është ankth. Është pritje”, tha Osmani.

osmaniendezhdukur

Të ngjashme

Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML

Komisioni për Persona të Zhdukur: Dy identifikimet e reja lidhen me luftën e fundit dhe mbetjet mortore që ndodhen në morgun e IML

10:07

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:49Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë