Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 marsin si një datë me domethënie të thellë historike dhe emocionale, duke theksuar sakrificën e familjeve Hajrizi dhe Berisha nga Mitrovica, që u përballën me dhunën e regjimit serb.

Në një mesazh publik, Osmani u shpreh se kjo datë nuk është vetëm një përkujtim, por edhe një dëshmi e forcës së jashtëzakonshme të familjeve Hajrizi dhe Berisha, si dhe e krenarisë që Mitrovica i ka dhënë Kosovës me burra e gra që nuk u përkulën kurrë.

Duke rikujtuar ngjarjet e 24 marsi 1999, presidentja nderoi figurat e Profesor Latif Berishës dhe Agim Hajrizin, së bashku me nënën e tij dhe Ilirin e vogël, të cilët u vranë nga regjimi serb në një nga ditët më vendimtare për vendin