Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin siç thuhet ka biseduar për forcimin e bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe mbrojtjes.
Osmani përmes njoftimit të presidencës në Facebook, thuhet se e ka vlerësuar Turqinë si aleate të rëndësishme dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e saj në rrugën euroatlantike të Kosovës.
