Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani të dielën udhëton në Zvicër, takon mërgatën shqiptare

GD
Gazeta Demos21 maj 2026 në 10:35
Osmani të dielën udhëton në Zvicër, takon mërgatën shqiptare

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka njoftuar se këtë të diel do të udhëtojë për në Cyrih të Zvicrës.

Atje, Osmani bën të ditur se do të takohet me mërgatën shqiptare me fillim nga ora 14:00.

“Të dashur motra e vëllezër në Zvicër. Ka disa rrugë që nuk maten me kilometra, janë rrugët e mallit, sakrificës dhe dashurisë për vendin”, tha ajo.

“Janë rrugët që ju kanë larguar nga Kosova, por që zemrën tuaj e kanë mbajtur gjithmonë pranë saj. Për vite me radhë ju nuk e keni harruar Kosovën asnjë ditë. E keni mbajtur gjallë me punën tuaj, me djersën tuaj, me kujdesin për familjet, dhe me besimin se një ditë vendi ynë do të bëhet ashtu siç e kemi ëndërruar të gjithë”, tha Osmani.

Në këtë udhëtim, Osmani do të shkojë bashkë me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.

“Ejani dhe bashkohuni, të flasim për Kosovën që duam t’ua lëmë pas fëmijëve tanë”, bëri thirrje ish-presidentja.

Vjosa Osmani

Më shumë nga Lajme

  • 22:5548 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
  • 22:54Cakolli i quan kundërkushtetuese vendimet e sotme të Qeverisë: Jashtë çdo kontrolli institucional
  • 22:48Gashi tregon “formulën” për funksionimin e koalicionit me VV: Çdo gjë tjetër është i palogjikshëm
  • 22:32Burim Ramadani: Skënder Llugiqi është familjar i deputetit të VV-së, Adnan Rrustemi
  • 22:17“Kurti s’ka kontribut për shtetin”, Behrami: Të bashkohemi për t’i ndalur veprimet e tij