Kandidatja për presidente e LDK-së, njëherësh bartësja e listës, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimeve të kësaj partie nëpër Kosovë gjatë ditës së sotme.
Në një video të publikuar në Facebook, ish-drejtuesja e shtetit të Kosovës tha se ditën e ka nisur me gratë e Degës së V-të të LDK-së.
“Mirëmengjesi. Sot kafenë me gratë e Degës së V-të, e kemi pas një tubim të jashtëzakonshëm mbrëmë, kështu që vendosëm që edhe kafenë e mëngjesit ta pimë bashkë”.
“Kemi një agjendë të jashtëzakonshme sot përpara. Mezi po presim t’i takojmë qytetarët tanë anë e mbanë Kosovës”, tha Osmani mes tjerash.
Ish-presidentja tha po ashtu se finalen e Ligës së Kampionëve do ta ndjekin në Pejë.
“Në orën 17:00 na pret Peja. Hajde Pejë, kallxoje veten. Edhe pastaj, në Pejë mbesim me pa lojën e Champions League, se duhet patjetër, dhe pastaj vazhdojmë në qytete tjera deri në mesnatë, anë e kënd Kosovës”.
“Me fillu ditën mbarë, natyrisht gjithmonë bashkë me gratë”, u shpreh ish-presidentja.
