Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Osmani udhëton drejt Republikës së Letonisë

GD
Gazeta Demos14 korrik 2025 në 16:27
Osmani udhëton drejt Republikës së Letonisë

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite, Osmani do të pritet me nga homologu i saj leton, me të cilin përveç takimit tête-à-tête, do të zhvillojë takim pune me delegacionet përkatëse, si dhe do të marrë pjesë në drekën e punës të shtruar nga presidenti.

Pas takimeve, të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, me ç’rast Osmani do t’i dorëzojë Rinkēvičs medaljen ushtarake presidenciale për Forcat Mbrojtëse të Letonisë për kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë si pjesë e KFOR-it.

Gjatë vizitës njëditore, shefja e shtetit do të vizitojë edhe Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), do të zhvillojë po ashtu edhe takime me përfaqësues të Odës Ekonomike të Letonisë, si dhe do të ketë një diskutim me ekspertë dhe akademikë për politikat që garantojnë paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Vizita e presidentes synon forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore me Letoninë, avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes e sigurisë, ekonomisë, integrimit euroatlantik, si dhe shkëmbimit të përvojave në fuqizimin e institucioneve demokratike.

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Nesër seancë gjyqësore për rastin e Ibër-Lepencit
  • 22:42Video e papublikuar, deputetja duke shëruar luftëtarët në luftë
  • 22:39Kryekuvendari shqiptar bën thirrje për dialog: T’i japim dorën njëri-tjetrit SOT!
  • 22:32Trazirat në Shqipëri, Ben Andoni kritika Presidentit Begaj: Mungoi autoriteti i tij, aspak s’po përballet me Edi Ramën
  • 22:22Përplasja në selinë e PD-së, momenti ku policia hedh gaz lotsjellës në oborrin e godinës