Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar në Berlin takime të ndara me deputetët gjermanë Johannes Volkmann dhe Roderich Kiesewetter, si dhe me Mark Speich, Sekretarin e Përgjithshëm të Konrad Adenauer Stiftung, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin dypalësh.
“Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet edhe më të ngushtë me Gjermaninë, nga siguria dhe mbrojtja, te zhvillimi ekonomik e inovacioni.”, ka shkruar Osmani në ‘Facebook’.
Ajo ka shtuar se për këto tema dhe zhvillimet më të fundit në vend e më gjerë, ka folur edhe në intervistat e realizuara me Politico dhe Deutsche Welle.
