Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

OVL e UÇK-së, shoqata e veteranëve, invalidëve e dhe e familjeve të dëshmorëve në Istog mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

GD
Gazeta Demos4 shkurt 2026 në 17:08
OVL e UÇK-së, shoqata e veteranëve, invalidëve e dhe e familjeve të dëshmorëve në Istog mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë qëndruar sot në Komunën e Istogut, ku kanë zhvilluar takime me përfaqësues të disa kategorive në këtë komunë, me ç’rast kanë kanë prezantuar aktivitetet në kuadër të platformës.

Ata kanë marrë mbështetje nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Istog, Shoqatës së veteranëve e invalidëve, dhe Shoqatës së familjeve të dëshmorëve për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.

Përkrahje morën edhe nga pensionistët, mësimdhënësit e fermerët.

Hoxha dhe Tasholli u shprehën mirënjohës për përkrahjen e parezervë nga këto kategori, duke theksuar se ky Marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika.

Platforma “Liria ka Emër” do të vazhdojë takimet dhe aktivitetet në tërë komunat e Kosovës dhe me të gjithë akterët e rëndësishëm të shoqërisë për mobilizim sa më të gjerë qytetar për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë”.

ProtesteUCK

Më shumë nga Lajme

  • 16:43Mushkolaj ‘godet’ Kurtin: 6 vjet n’pushtet nuk janë në gjendje me siguru barna…
  • 16:3315 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit caktohet seanca fillestare ndaj Adnon Jashari i ndodhur në arrati prej 11 vitesh, Gjykata thirrje për dorëzim
  • 16:29KFOR: Çështja e hapjes së Urës së Ibrit s’lidhet me ndryshimet tona operacionale, për të vendos Kosova dhe BE
  • 16:28Tahiri kundërshton cenimin e pavarësisë së Akademisë së Drejtësisë, kërkon përfshirjen e rekomandimeve të Venecias
  • 16:21Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari vret nënën me thikë