Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

OVL-UÇK: Gjykata Speciale ka marrë anën e Prokurorisë

GD
Gazeta Demos23 tetor 2025 në 11:08
OVL-UÇK: Gjykata Speciale ka marrë anën e Prokurorisë

Ndonëse ishte paraparë që procesi i gjykimit të ish krerëve të UÇK-së të vazhdonte të hënën, Dhomat e Specializuara në Hagë i kanë shtyrë seancat për në muajin nëntor.

“Anulimi i seancave nga 27 deri më 30 nëntor është bërë për arsye praktike/logjistike. Seanca e radhës është caktuar për 3 nëntor 2025”, thuhet në përgjigjen e saj.

E sipas kalendarit të Speciales, me shtyrjen e katër seancave të tetorit, në muajin nëntor janë paraparë 16 seanca gjyqësore dhe 8 të tjera në dhjetor, për të shkuar në pushim dimëror.

Për shtyrjen e seancave, ka folur nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Fatmir Sopi, i cili tha se zvarritjet e procesit ndaj ish-krerëve nuk janë diçka e re. Por, sipas Sopit, shqetësuese tani është refuzimi i provave të mbrojtjes së Krasniqit për krimet serbe në Kosovë, pasi, siç tha ai, specialja me këtë dëshmoi përsëri njëanshmërinë e saj.

“Kjo tregon apriori se kjo gjykatë ka marrë anë, ka marrë anën e prokurorisë, gjithmonë prokuroria ka qenë më e përkëdhelur nga ky trup gjykues, ndërsa sa i përket dëshmive që janë ofruar nga mbrojtja është turp për atë gjykatë që të thuhet se nuk janë asgjë relevante për neve krimet që i ka bërë pushtuesi serb në Kosovë, kur dihet me mijëra njerëz të vrarë, të persekutuar, të masakruar, fëmijë, gra e pleq”, tha Sopi për RTK.

Bazuar në zhvillimet e deritanishme, vendimi i shkallës së parë për Thaçin dhe të tjerët, sipas avokatit, Ardian Bajraktari, mund të merret në fillim të vitit të ardhëm. Por, edhe Bajraktari thotë se është padrejtësi që refuzohen provat e palës kosovare dhe pranohen ato nga institucionet serbe.

“Kjo dëshmon në bindjen time mungesën e vullnetit edhe të gjykatës, përveç të prokurorisë për me ardh deri te e vërteta e asaj çka në fakt ka ndodh në vitin 1998-99, për faktin se këto prova do të shkonin në funksion të konstatimit të asaj se kush ka kryer krime e që siç dihet natyrisht janë autoritetet serbe, të cilët edhe si urdhërdhënës edhe si ekzekutor i kanë kryer një varg masakrash dhe krimesh në vitin 98-99”, tha ai.

Gjatë nëntorit në gjykatë pritet të vijë dëshmitari i pestë i mbrojtjes së Thaçit. Derisa, në shenjë kundërshtimi me gjykatën dhe procesin, pas dy protestave në Prishtinë, një në Hagë dhe një tjetër në Tiranë, është paralajmëruar se protesta e radhës do të mbahet në një kryeqendër evropiane.

Gjykata SpecialeOVL-UÇK

Më shumë nga Lajme

  • 21:17BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 21:16“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së
  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 21:03Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
  • 21:03Gërmimet në Zubin Potok, Gara: Mostrat biologjike dërgohen për testim të ADN-së në Holandë