Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

OVL-UÇK kërkon reagimin e Prokurorisë pas thirrjeve për eliminimin politik të ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2026 në 21:51
OVL-UÇK kërkon reagimin e Prokurorisë pas thirrjeve për eliminimin politik të ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave në të cilat Elmi Reçica, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe Hysni Gucati janë etiketuar si “kapot e krimit dhe korrupsionit”, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të shqyrtojnë përmbajtjen e tyre.

Në reagimin e saj, OVL-UÇK i ka cilësuar të papranueshme etiketimet dhe thirrjet për eliminimin e këtyre figurave nga skena politike.

“Është e papranueshme që emra si Elmi Reqica, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj dhe Hysni Gucati të etiketohen me akuza të rënda, duke i cilësuar si ‘kapot e krimit dhe korrupsionit’, e aq më shqetësuese është thirrja për eliminimin e tyre nga skena politike”, thuhet në reagim.

Sipas organizatës, mospajtimet politike nuk mund të shërbejnë si arsyetim për përdorimin e gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve apo linçimit publik.

OVL-UÇK ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe institucionet kompetente që ta trajtojnë me seriozitet deklaratën, të vlerësojnë rrethanat në të cilat është bërë dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore.

“Nuk mund të ndërtohet as drejtësi, as paqe shoqërore përmes gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe linçimit publik”, thekson organizata.

Në fund të reagimit, OVL-UÇK ka bërë thirrje për përgjegjësi në komunikimin publik, duke theksuar se liria e shprehjes nuk duhet të përdoret për kërcënime apo nxitje të dhunës.

“Liria e shprehjes nuk është liri për të kërcënuar. Për fjalën publike duhet të ketë edhe përgjegjësi publike dhe ligjore!”, përfundon reagimi.

Në deklaratën e përcjellë nuk specifikohet se kush i ka bërë komentet që kanë nxitur reagimin e organizatës

ovl-uçkeliminiminreagimin

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Gjini për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Me diplomaci të dështuar nga Qeveria Kurti u hapet dera provokimeve
  • 23:05Raporti i IPK-së: 11 vjet për ekzekutimin e një urdhërese të gjykatës nga Policia
  • 23:03Emini zbulon çfarë ndodhi në Bruksel: Kosova u poshtërua, Marta Kos duhet të kërkojë falje
  • 23:02NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur të jetë e nevojshme
  • 22:51Bajrami pas skandalit në Bruksel: Kosova pret sqarim të menjëhershëm nga KE-ja dhe komisionerja Kos