Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar çdo përpjekje për hapjen e çështjeve të reja në Hagë ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.Sipas OVL-UÇK-së, këto janë përpjekje për shtrembërimin e historisë dhe për cenimin e vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së hedh poshtë çdo përpjekje për hapjen e proceseve të Hagës kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këto janë manovra të revizionizmit politik, që synojnë ta shpallin kriminale një luftë të drejtë çlirimtare dhe të minojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit. Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet.

Reagimi vjen pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për çështje që lidhen me Tribunalin e Hagës dhe paditjen e UÇK-së