Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka reaguar Prokurorisë Speciale duke thënë se “etiketimi i figurave si Gjeneral Wesley Clark dhe James Rubin si të njëanshëm apo të pabesueshëm” e zhyt këtë institucion në armiqësi politike.
Ata thanë se dëshmitarët në fjalë nuk kanë trilluar histori e as i kanë shërbyer ndonjë agjende personale, por thanë atë që e ka parë e gjithë bota.
“ hedh poshtë përpjekjen e Prokurorisë Speciale për të diskredituar dëshmitarët ndërkombëtarë që dëshmuan për të vërtetën e Luftës Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
“Etiketimi i figurave si Gjeneral Wesley Clark dhe James Rubin si të njëanshëm apo të pabesueshëm, e nxjerr Prokurorinë nga argumentimi ligjor dhe e zhyt në armiqësi politike, madje edhe në absurditet profesional”.
“Këta dëshmitarë nuk trilluan histori. Nuk i shërbyen asnjë agjende personale. Ajo çfarë deklaruan është ajo që pa e gjithë bota: UÇK-ja zhvilloi luftë të drejtë dhe të domosdoshme kundër shtypjes jugosllave, përkrah një aleance euroatlantike që e njihte dallimin mes çlirimit dhe agresionit”.
