Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pa rrymë tash e dy ditë, KEDS-i deklarohet pas ankesave të mëdha të qytetarëve: Do të rregullohet

GD
Gazeta Demos4 tetor 2025 në 10:46
Pa rrymë tash e dy ditë, KEDS-i deklarohet pas ankesave të mëdha të qytetarëve: Do të rregullohet

Shumë banorë nëpër fshatra e qytete të Kosovës po përballen me mungesë të energjisë elektrike, që nga dita e premte kur veç filluan reshjet e borës.

Sipas zëdhënësit të KEDS, Lulzim Krasniqi, kjo situatë erdhi si pasojë e dëmeve që këto të reshura i shkaktuan në rrjetin elektrik.

Por, ai bëri të ditur se ekipet shtesë të mirëmbajtjes janë tashmë në terren dhe se energjia elektrike do t’u kthehet konsumatorëve brenda një afati optimal.

“Janë duke punuar në terren, përgjatë tërë ditës së djeshme prej kur kanë filluar reshjet e borës janë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik shpërndarës, sidomos në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë, ku ekipe shtesë të mirëmbajtjes i janë bashkuar këtyre ekipeve në mënyrë që t’i sanojnë dëmet. E mira është që ekipet janë në terren, brenda një afati sa më optimal furnizimi do t’u kthehet të gjithëve”, tha Krasniqi për Klanin.

Pa rrymë tash e 35 orë thuhet se është Godanci i Shtimes; për më shumë se 24 orë nuk kanë energji elektrike edhe disa fshatra të Lipjanit, si Shalë e Baincë. Derisa, banorët e fshatit Bare të Mitrovicës për Klanin thanë se janë pa rrymë tash e dy ditë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:37Përditësohen të dhënat e fundit, deri në gjysmë ore pritje për dalje nga Kosova
  • 23:00Vuçiq akuzon komandantin e KFOR-it: Turku dëshiron ta hapë urën e Ibrit, do t’i lutem Rutte-s të mos e bëjë
  • 22:50Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
  • 22:38Matoshi: Kurti s’po mundohet fare ta bëjë presidentin, dëshiron ta çojë vendin në zgjedhje
  • 22:28Komisioni Evropian: Ura duhet t’i lidhë komunitetet