Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

GD
Gazeta Demos11 korrik 2026 në 11:32
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova kujton viktimat e Srebrenicës

Me thirrje për ruajtjen e së vërtetës historike, drejtësi për viktimat dhe kundërshtim të mohimit të krimeve, u shënua Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, e cila është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si ditë përkujtimore për viktimat e gjenocidit të vitit 1995.

Ceremonia u organizua nga ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilja Rexhepi, për të nderuar viktimat e gjenocidit, për të afirmuar të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe për të përcjellë mesazhin për paqe. Në kuadër të aktivitetit u shfaq edhe një dokumentar shtatëminutësh kushtuar masakrës së Srebrenicës.Këtë masakër si simbol të një prej krimeve më të rënda në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore e përshkroi Rexhepi, duke theksuar se gjenocidi nuk mund të relativizohet apo të harrohet.

Ajo shtoi se edhe tri dekada pas krimit vazhdon mohimi i gjenocidit duke theksuar se askush nuk ka të drejtë të heshtë përballë kësaj tragjedie.

Në të njëjtën frymë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Kosova qëndron pranë Bosnjë e Hercegovinës dhe familjeve të viktimave, duke nënvizuar se pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi dhe as paqe.Mesazhin se mohimi i gjenocidit nuk cenon vetëm të kaluarën, por rrezikon edhe të ardhmen, e përcolli edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Mysafir në këtë ceremoni ishte edhe deputeti i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Xhemal Smajiq.

Ai tha se përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë tregon se rreziku mbetet i pranishëm sa herë që krimet mohohen dhe ideologjitë e urrejtjes e të përçarjes nuk ndalen.Nga ana tjetër, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se rezolutat e propozuara prej vitesh në Kuvendin e Serbisë për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nuk janë lejuar as të diskutohen./KP/

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
  • 15:00Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet
  • 14:45“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë
  • 14:43“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër
  • 14:42Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën