Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Pa ushqim, pa ujë”, futbollisti maqedonas tregon tmerrin që përjetoi në Iran: Më shpëtoi Asani

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 11:35
“Pa ushqim, pa ujë”, futbollisti maqedonas tregon tmerrin që përjetoi në Iran: Më shpëtoi Asani

Një dëshmi tronditëse vjen nga futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stefan Ashkovski, i cili ka rrëfyer momentet dramatike që përjetoi në Iran, mes shpërthimeve, kaosit dhe kufijve të mbyllur.

Në një intervistë për Sport1.mk, Ashkovski tregon se për tre ditë me radhë mbeti pa ushqim dhe pa ujë, ndërsa mbi kokë i fluturonin bombat.

“Isha vetëm në mes të luftës. Situata ishte e frikshme, me shpërthime, rrënoja dhe panik kudo”, ka deklaruar ai.

Futbollisti thekson se në momentet më të vështira, ndihma erdhi nga ish-shoku i tij i ekipit, Jasir Asani, i cili luan gjithashtu në Iran. “Asani më shpëtoi. Pa të, nuk e di si do të përfundonte gjithçka”, shprehet Ashkovski.

Sipas rrëfimit të tij, ai arriti të largohej nga zona e konfliktit në momentet e fundit, mes vështirësive të shumta dhe pasigurive të mëdha. Ai shton gjithashtu se u ndje i braktisur nga persona brenda klubit iranian Persepolis F.C., duke pretenduar se nuk mori mbështetjen e nevojshme në një situatë kaq të rrezikshme.

Rrëfimi i tij sjell një panoramë të fortë të realitetit të përjetuar nga sportistët që gjenden papritur në zona konflikti, larg familjes dhe pa siguri për jetën e tyre.

jasir asani

Më shumë nga Lajme

  • 14:40Alarmon Gjini: Shërbimet sekrete armike të infiltruara deri në majat e pushtetit në Kosovë
  • 14:39Të propozuarit e PDK-së, LDK-së e Aleancës për anëtarë të KQZ-së
  • 14:38Trupi i djegur i një TikTokereje gjendet në vreshta, nis hetimi për vrasje
  • 14:3715 ditë në errësirë, mbi 100 metra nën ujë, peshkatari shpëtohet mrekullisht
  • 14:25Aksident në Podujevë mes një veture dhe motoçiklete, një i lënduar