Opinionisti Rrahman Paçarizi ka kritikuar Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si një institucion politik.
Paçarizi tha në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova se Kosova është detyruar të formojë këtë gjykatë përmes një ligji të miratuar nga vetë institucionet e saj, por se tashmë nuk ka mundësi ta shuajë atë, pasi nuk është më në duart e Kosovës.
“Prej kujt po kanë frikë? Po kanë frikë nga një institucion të cilin na kanë detyruar ta formojmë vetë. Kanë mundur t’i dërgojnë në Tribunalin e Hagës, ta riaktivizojnë atë apo të bëjnë çfarëdo tjetër. E kanë detyruar Kosovën ta miratojë një ligj të tillë, për të ndërtuar një monstrum juridik, të cilin Kosova mund të mos arrijë ta shuajë as për 50 vjet, sepse tashmë nuk është më në dorën e saj”, ka deklaruar Paçarizi




