Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen telefonatave as të Policisë

GD
Gazeta Demos17 tetor 2026 në 20:50
Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen telefonatave as të Policisë

Një rast i pazakontë është regjistruar në Klinikën Emergjente (reparti internistik) në QKUK, ku një paciente mësohet se ka mbetur e braktisur prej më shumë se 24 orësh nga familjarët e saj.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, pacientja ndodhet e vetme në hapësirat e Emergjencës që nga dita e djeshme rreth orës 16:00,

Familjarët e kishin sjellë për trajtim dhe i kishin thënë stafit mjekësor "na thirrni kur të përfundojnë procedurat", por më pas kanë shkëputur çdo kontakt.

Për këtë situatë është vënë në dijeni edhe Policia e Kosovës, e cila ka provuar disa herë të kontaktojë familjarët, mirëpo i biri i pacientes, që edhe e ka dërguar për trajtim, nuk po e hap telefonin as për organet e rendit dhe as për stafin spitalor.

Përballë kësaj situate, personeli shëndetësor i Emergjencës është detyruar të marrë përsipër jo vetëm trajtimin mjekësor, por edhe kujdesin e përgjithshëm ditor dhe ushqimin e saj.

familjarëtpacientjabraktiset

Më shumë nga Lajme

  • 20:30Protestat në Tiranë, Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon hetim për dhunën ndaj protestuesve: E papranueshme
  • 20:23Edhe Moska zyrtare mbështetë protestat dhe sulmon Edi Ramën
  • 20:15Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë urojnë Presidenten
  • 20:13Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë – disa të plagosur
  • 20:12Serwer: Dhuna sjell destabilitet si në ‘97, çdo ndryshim duhet të vijë vetëm përmes votës