Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli e bën përgjegjës për deponinë Gaz Muhaxherin: Hykmete mos derdh lot krokodili!

GD
Gazeta Demos15 korrik 2026 në 19:04
Pacolli e bën përgjegjës për deponinë Gaz Muhaxherin: Hykmete mos derdh lot krokodili!

Ministrja e Mjedisit Fitore Pacolli ka hedhur akuza ndaj Gazmend Muhaxherit lidhur me deponinë në fshatin Sferkë.

Madje ajo ka pasur edhe një koment për deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami duke i kërkuar që kjo e fundit të të mbajë përgjegjës bashkëpartiakun e saj.

Sipas Pacollit tashmë Ministria e Mjedisit ka bërë hapa drejt zgjidhjes së qëndrueshme të çështjes së deponisë së Sferkës.

Reagimi i plotë:

E nderuara nënkryetare e LDK-së, Hykmete Bajrami, bashkëpunëtore e ngushtë me njeriun që është përgjegjës për Deponinë e Sferkës, Gazmend Muhaxheri!

Në vend se të derdhësh lotë krokodili duke përdorur fjalë melankolike për gjendjen në Deponinë e Sferkës, pra vendlindjes tënde, është mirë të flasësh me zotin Muhaxheri, i cili ka nën menaxhim këtë deponi.

Përpjekja për ta manipuluar publikun me procese që nuk kanë fare lidhje me menaxhimin aktual të deponisë, siç është investimi që po përgatitet nga KMDK-ja e Qeveria për ta trajtuar këtë situatë, nuk mund ta shkarkojë përgjegjësinë që ka bashkëpartiaku yt në krye të Komunës së Pejës.

Është fort e kollajshme që si një centrifugë të provosh ta shpërndash fajin tek ata që po përpiqen ta adresojnë këtë situatë, vetëm për ta mjegulluar përgjegjësinë për menaxhim të kësaj deponie. Nëse të dhemb shpirti për vendlindjen siç e thua, do i shkoje në zyrë kryetarit të Pejës për ta pyetur pse nuk ndërmerr asnjë hap për ta trajtuar sado pak këtë deponi.

Në anën tjetër ne ju sigurojmë që kemi bërë hapa drejt zgjidhjes së qëndrueshme të çështjes së deponisë së Sferkës.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 19:33Hulumtimi i CASA-s: 99 për qind e serbëve në Kosovë kundër integrimit të sistemit arsimor
  • 19:26Katër infektologë të rinj nisin punën në Klinikën Infektive të QKUK-së
  • 19:24PDK-ja paralajmëron përballje me Kurtin, Deliu-Kodra: Nuk do të qëndrojmë duarkryq
  • 19:1934 mijë me 20 mijë: Gashi e mund keq Abdixhikun, qytetarët e shikuan më shumë deputetin se kryetarin e LDK-së
  • 19:16Eurodeputeti kritikon Leyenin dhe Kosin për vizitën në Beograd: Po krijon ndjenë të rreme se ky vend është normal