Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë procesin për gurëthyesit

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 22:00
Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë procesin për gurëthyesit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është dërguar ftesë për organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve për gurëthyesit. Sipas saj, qëllimi i kësaj nisme është rritja e transparencës dhe sigurimi i një procesi të drejtë dhe të paanshëm në këtë sektor.

“Sot u kemi dërguar ftesë organizatave të shoqërisë civile me kontribut të dëshmuar në mbrojtjen e mjedisit, që të marrin pjesë si vëzhgues në procesin e shqyrtimit të dokumenteve të gurëthyesve, në zbatim të vendimit që kemi marrë për këtë sektor”, ka shkruar Pacolli.

Ajo theksoi se përfshirja e shoqërisë civile është thelbësore për forcimin e mbikëqyrjes dhe mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur.

“Përfshirja e tyre është thelbësore për rritjen e transparencës, garantimin e një procesi të drejtë dhe të paanshëm, si dhe për forcimin e mbrojtjes së mjedisit përmes monitorimit të pavarur”, u shpreh ministrja.

Pacolli shtoi se institucionet mbeten të hapura për bashkëpunim me të gjithë akterët, me qëllim respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Jemi të hapur dhe bashkëpunues me të gjithë akterët, në mënyrë që të sigurojmë respektimin e plotë të ligjit dhe të ndërtojmë një proces të drejtë në mbrojtje të interesit publik”, theksoi ajo.

Ajo bëri të ditur se procesi i monitorimit është i hapur për të gjitha organizatat e shoqërisë civile të angazhuara në mbrojtjen e mjedisit, duke i inkurajuar ato që të aplikojnë për pjesëmarrje përmes emailit zyrtar të ministrisë

Fitore Pacolli

Më shumë nga Lajme

  • 15:17Krasniqi: Deklarata e Kuvendit është nismë e mirë, por pa ligjin për Specialen nuk është bërë asgjë konkrete
  • 15:06Bamir Topi për Vlora Hysenin: Kalimi i saj në Shqipëri ndodhi gjatë tensioneve Rama-Kurti
  • 14:52Bajrami: S’kam informacion për takime Kurti-Abdixhiku, nëse ka kandidat të LDK-së për president, votoj pro
  • 14:52“Vazhdon aksioni”, KRU Prishtina: Sot 8 shkyçje të restoranteve dhe lokaleve
  • 14:38“Jo në emrin tim” – edhe Këlni ngrihet në mbështetje të çlirimtarëve