Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

GD
Gazeta Demos2 korrik 2025 në 12:50
Pacolli i reagon Gjykatës Themelore për urdhërarrest ose paraburgim: S’kam pranuar asnjë ftesë zyrtare

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar lidhur me mungesën sot në seancë gjyqësore në rastin me gazin lotsjellës që dyshohet se e kishin hedhur në seancë plenare.

Reagimi i saj vjen pasi gjyqtari paralajmëroi përsëritje të urdhër-arrestit ose paraburgimin e Pacollit, pasi e njëjta sipas gjykatës nuk po paraqitet në seancë, e cila po dështon të mbahet.

Në reagimin e saj Pacolli ka thënë se s’ka pranuar ftesë asnjëherë nga gjykata, si dhe ka kundërshtuar atë që u tha nga gjyqtari se policia ka shkuar te vendbanimi i saj për ta sjellur me deytrim dje.

“Lidhur me raportimet për mungesën time në seancën e fundit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, dua t’ju informoj se sapo kam dërguar një shkresë zyrtare drejtuar gjykatës, përmes së cilës kam kërkuar sqarime dhe dokumentim mbi:

1. Dorëzimin (apo mungesën e tij) të ftesës zyrtare për seancën, 2. Procedurat e ndjekura nga ana e shërbimeve përkatëse për komunikim me mua, 3. Çdo hap të mëtejmë që gjykata planifikon të ndërmarrë në këtë rast.

Nuk kam pranuar asnjë ftesë zyrtare dhe mbetem e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, por pres që institucionet të veprojnë me rregull, korrektësi dhe transparencë”, ka shkruar Pacolli.

Më shumë nga Lajme

  • 12:30E akuzoi për bashkëpunim me të arrestuarin e sotëm për spiunazh, kryetari i Dragashit paralajmëron kallëzim në polici ndaj zyrtarit të VV
  • 12:26Gjendet pa shenja jete drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini
  • 12:25Komunat planifikojnë protestë në mbrojtje të buxheteve komunale
  • 12:04Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi mbi 969 mijë euro
  • 11:51Ahmeti zbulon planin e VV-së: Nuk është e rastësishme që deputeti më i vjetër është i VV-së