Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli: Kërkojmë zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për Aeroportin e Vlorës

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 14:24
Pacolli: Kërkojmë zbatimin e vendimit të Gjykatës së Lartë për Aeroportin e Vlorës

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se kompania MABCO i ka dërguar një tjetër letër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, duke kërkuar që specialistëve të saj dhe nënkontraktorëve t’u lejohet hyrja në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës për të përfunduar punimet e mbetura dhe për të nisur procesin e certifikimit.

Pacolli theksoi se Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka konstatuar paligjshmërinë e masave që penguan ushtrimin e të drejtave të MABCO-s, por sipas tij, pavarësisht këtij vendimi, hyrja në kantier vazhdon të bllokohet.

Ai kërkoi respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore për të përfunduar investimin strategjik.

E plotë:

Për hir të transparencës, po publikojmë edhe letrën e radhës që i kemi drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes së cilës kërkojmë që të mundësohet hyrja në terminal e specialistëve të MABCO-s dhe e nënkontraktorëve të saj, me qëllim përfundimin e punimeve të mbetura dhe fillimin e procesit të certifikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Siç tashmë është e njohur, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka konstatuar paligjshmërinë e masave që penguan ushtrimin e të drejtave të MABCO-s, duke rrëzuar vendimet mbi të cilat u mbështet bllokimi i projektit.

Pavarësisht kësaj, edhe sot vazhdon të pengohet hyrja në kantier dhe zbatimi i plotë i vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ne besojmë se transparenca, respektimi i ligjit dhe zbatimi i vendimeve gjyqësore janë rruga e vetme për të përfunduar këtë investim strategjik në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Shqipërisë.

Behgjet Pacolli

Më shumë nga Lajme

  • 09:15U shoqëruan ditën e parë të protestës, sot seanca në gjykatën e Tiranës për 16 të arrestuarit
  • 09:01Vrasja në Pogragjë, i dyshuari vazhdon të mbetet në arrati
  • 09:00Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?
  • 08:52Komandanti i FSK-së në ShBA, takime në Pentagon dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës
  • 08:51Lipjan: Sulmoi nënën e tij, përfundon në pranga i dyshuari