Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pacolli: Nis transformimi i ujërave në Kosovë

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 19:07
Pacolli: Nis transformimi i ujërave në Kosovë

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka njoftuar për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me komunat e Klinës, Obiliqit, Kamenicës dhe Mamushës për restaurimin e lumenjve dhe zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

“Pas vendimit për ndalimin e betonimit të lumenjve që morëm në muajin prill të këtij viti, sot po hedhim hapin e radhës drejt mbrojtjes së ujërave tona”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Memorandumet janë nënshkruar në kuadër të Programit IWRM-K, i bashkëfinancuar nga Qeveria Zvicerane dhe Qeveria e Kosovës.

Sipas Pacollit, kjo qasje e re sjell ndërhyrje që respektojnë ekosistemet dhe ulin ndjeshëm rrezikun nga përmbytjet, duke përfshirë rikthimin e bimësisë përgjatë brigjeve, largimin e barrierave që pengojnë rrjedhën natyrore dhe krijimin e më shumë hapësirave të lira për lumenjtë.

“Obiliqi, Kamenica, Klina dhe Mamusha do të jenë komunat e para që do ta zbatojnë këtë model të ri, i cili do të vendosë standardin për të gjitha projektet e ardhshme ujore në Kosovë”, ka theksuar ministrja.

Ajo ka njoftuar se brenda gjashtë muajve, në bashkëpunim me IWRM-K, do të hartohet edhe udhëzuesi me standardet për zgjidhjet e bazuara në natyrë, që do të zbatohet në projektet e lumenjve në të gjithë vendin.

“Po i japim fund praktikave që dëmtojnë lumenjtë. Ne investojmë vetëm në zgjidhje që mbrojnë natyrën dhe qytetarët tanë!”, ka shkruar Pacolli. 

pacolliujëravekosovë

Të ngjashme

Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

Sadiku – Kurtit: Shqiptarët në Kosovë i mbijetuan pushtuesve, po shpërngulen prej politikanëve si ju dhe atyre para jush

18:40
Sa persona kërkuan azil në Kosovë gjatë këtij viti?

Sa persona kërkuan azil në Kosovë gjatë këtij viti?

15:56
Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

07:45
Lajm i mirë: Bie çmimi i naftës në Kosovë – 1 litër sot kushton reth 1.71 euro

Lajm i mirë: Bie çmimi i naftës në Kosovë – 1 litër sot kushton reth 1.71 euro

16:02

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Presidentja pret Grupin e Grave Deputete, diskutojnë për rolin, fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit
  • 19:28“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit
  • 19:26Hapet për qarkullim segmenti prej 1.5 kilometërsh i rrugës “Jim Xhema” – Rruga A
  • 19:21Asamblisti i PDK-së që u përfshi në incident tregon se si ndodhi ngjarja: Persona të tjerë u vërsulën pas meje...
  • 19:05VV e cilëson të papranueshme përplasjen fizike në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut