Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 22:08
Pacolli: Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Inxhinierëve të Kosovës, Arsim Rapuca, dhe anëtarët e Bordit të kësaj ode, me të cilët ka diskutuar për fuqizimin e rolit të odës në mbikëqyrjen profesionale të inxhinierëve në projekte dhe vendpunishte.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar rëndësinë e angazhimit aktiv të inxhinierëve në projekte, duke vlerësuar se prania e tyre është thelbësore për garantimin e sigurisë në vendpunishte dhe parandalimin e incidenteve.

Ajo ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të angazhohen për të siguruar që të gjitha vendpunishtet në Kosovë të respektojnë ligjin, rregullat dhe masat e sigurisë në punë.

“Nuk do të tolerojmë punime pa mbikëqyrje profesionale dhe as keqpërdorim të licencave nga inxhinierët e licencuar”, ka theksuar Pacolli.

Ministrja ka nënvizuar gjithashtu se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të angazhohet që edhe projektet publike të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi, sa i përket lejeve ndërtimore, mbikëqyrjes profesionale dhe angazhimit të inxhinierëve të licencuar.

pacolliprofesionaletolerojmë

Të ngjashme

**“Me padi s’ma mbyll gojën, mashtrues, shikoje mirë vete”, Egzona Pacolli e Valon Peci përplasen me akuza e kundërakuza

"Me padi s’ma mbyll gojën, mashtrues, shikoje mirë vete”, Egzona Pacolli e Valon Peci përplasen me akuza e kundërakuza

17:50

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri
  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët