Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Pal Lekaj, ka vizituar kompaninë Artatex në Suharekë, duke e vlerësuar atë si një nga shembujt më të mirë të suksesit të bizneseve vendore në Kosovë.
Lekaj theksoi se Artatex është ndërtuar mbi punë të ndershme, përkushtim dhe vizion afatgjatë, duke u shndërruar në një histori të qëndrueshme suksesi në industrinë e tekstilit. Ky biznes familjar, i menaxhuar nga Agim Mustafa së bashku me bashkëshorten e tij, sot punëson mbi 100 persona në mbarë Kosovën.
