Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka reaguar mbrëmë pas vizitës në QKUK, ku ka thënë se bashkë me Vlora Çitakun kanë vizituar Leotrim Thaçin, nipin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Përmes një postimi, Deliu-Kodra ka deklaruar se Leotrimi ka marrë pesë qepje në kokë, duke theksuar se është rrahur nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
“Para pak çastesh, bashkë me Vlorën, ishim në QKUK për ta vizituar Leotrim Thaçin, nipin e Hashim Thaçit, i cili ka marrë pesë qepje në kokë pas rrahjes brutale nga policia”, ka shkruar ajo.
Deliu-Kodra e ka dënuar përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm.



