Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pamje nga Shkupi: Nisin përgatitjet për protestën në kundërshtim të gjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

GD
Gazeta Demos13 dhjetor 2025 në 11:13
Pamje nga Shkupi: Nisin përgatitjet për protestën në kundërshtim të gjykimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kanë nisur përgatitjet për protestën e sotme në Shkupin e Maqedonisë së Veriut, protestë e cila fillon nga ora 13:00, kundër gjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me sloganin “çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, është vendosur edhe skena ku do të mbahen fjalime, njofton GazetaDemos.

Teksa, rrotull rrugëve janë parë të vendosur edhe flamujt me emblemën e UÇK-së.

Qytetarët veçse kanë filluar të mblidhen, teksa lëvizje të shpeshta janë parë edhe në kufi.

Siç merr vesh GazetaDemos nga vendi i ngjarjes, përkundër lëvizjeve, nuk ka pritje në pikat kufitare, megjithatë, nuk janë duke munguar kontrollet e detajuara.

Momentalisht, policët kufitar janë shqiptarë, teksa deri në orën 10:00, nuk ka pasur kufitar serbë.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se qytetarëve që janë nisur për në Shkup, iu është rekomanduar që mos t’i ekspozojnë simbolet e UÇK-së nëpër pikat kufitare.

Ish-krerët e UÇK-sëProtestaShkup

Më shumë nga Lajme

  • 10:29Dënohet me 6 muaj burg personi që kanosi Kurtin
  • 10:13Meteorologu Rugova: Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit
  • 10:13Enver Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues
  • 10:11NATO: Çdo vendim për rihapjen e urës mbi Ibër për veturat, të adresojë nevojat e të gjitha komuniteteve
  • 10:07Një i vdekur dhe 318 raste të trajtuara në QKUK brenda 24 orëve